Ora News - LSI merr tjetër goditje, këtë herë në Devoll

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zgjedhjet lokale janë rreth një vit larg, por lëvizjet e këshilltarëve në parlamentet lokale tregojnë se përgatitjet kanë nisur. Kryesisht janë largime nga LSI, drejt grupeve të PS. Rasti i fundit u regjistrua në Devoll ku kryetari i Këshillit i zgjedhur nga LSI, Albert Lilo, braktisi këtë forcë politike dhe iu bashkua PS bashkë me tre këshilltarë. Por për deputetin e LSI, Edmond Panariti, këto lëvizja janë blerje me presion për vende pune.

Vijojnë largimet në radhës e LSI. Rasti i fundit u shënua në Devoll, ku kryetari i Këshillit Bashkiak, Albert Lilo, iu bashkua grupit të Partisë Socialiste.

Lëvizjes së Lilos iu bashkuan edhe tre këshilltarë të partive të vogla, të cilët në deklaratën e përbashkët thanë se vendimin e kanë marrë pas zhvillimeve të fundit politike dhe pas konsultimeve me votuesit.

Por Edmond Panariti, deputet i LSI në Qarkun e Korçës, në një postim në rrjetet sociale i cilëson lëvizjet blerja e radhës me presione vendi pune.

Panariti: ?Lakror ?mercenarësh? ne tepsinë e ndryshkur te Rilindjes??? !!! Tre anëtaret e këshillit Bashkiak te Devollit, përkatësisht përfaqësues te Demokracisë Sociale, Partisë Social Punetore dhe PDRE largohen nga LSI?!!?Çfarë karagjozllëku !! Sa për kryetarin, ai është blerja e radhës me presion vendi pune, me arsyetimin te mbrohemi nga rreziku rus i opozitës?. Kur te mbaroje teatri do tu japim dhe statistikat".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lsi-merr-tjeter-goditje-kete-here-ne-devoll

Recommended