Report Tv-EUROPOL me seli në Tiranë, tjetër goditje për krimin e organizuar

  • 6 years ago
Krimi i organizuar në Shqipëri, me të gjitha format dhe shtrirjet e tij, pritet të marrë shumë shpjet një tjetër goditje. Shqipëria do të thellojë bashkëpunimin me EUROPOL, agjencinë që mbështet 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizimit. Oficerë ndërlidhës të Policisë Europiane (EUROPOL) do të vendosen me seli në Tiranë, me qëllim mbështetjen e autoriteteve shqiptare në luftën kundër të gjitha formave të krimit të organizuar.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe EUROPOL-it për oficerët ndërlidhës është depozituar në Kuvend, për t?u shqyrtuar në komisionet parlamentare dhe më pas miratuar në parlament. Oficerët ndërlidhës të EUROPOL-it do të vendosen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa pritet të japin kontribut edhe në lehtësimin e shkëmbimit të informacionit ndërmjet Shqipërisë, EUROPOL-it dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. ?Oficeri (ët) ndërlidhës të EUROPOL-it do të vendoset në selinë, ku do t?i sigurohen të gjitha lehtësirat e nevojshme, si ambienti i zyrës dhe pajisjet e telekomunikacionit. Pajisjet e telekomunikacionit do të mbulohen nga EUROPOL-i?, thuhet në marrëveshje.

Marrëveshja përcakton statusin e oficerit ndërlidhës, ku parashikohet se Shqipëria, brenda territorit të saj, do t'i japë zyrtarit ndërlidhës të EUROPOL-it të njëjtat privilegje dhe imunitete si ato të akorduara nga Shqipëria për shtetet anëtare, me gradë të krahasueshme të stafit të misioneve diplomatike të vendosura në Shqipëri. Pakti përcakton gjithashtu metodat e punës, ku parashikohet se gjatë shkëmbimit të informacionit oficeri ndërlidhës i EUROPOL-it do të komunikojë me pikat kombëtare të kontaktit dhe me autoritetet kombëtare kompetente, siç është përcaktuar në marrëveshje ose në ndonjë entitet tjetër specifik brenda Shqipërisë, i dedikuar për këtë qëllim.