Ora News - Përmbytjet në Shkodër, Mesi: Me apo pa shpallje emergjence po bëjmë maksimumin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse uji ka filluar të tërhiqet, situata në Shkodërt vijon të jetë problmatike. Zv/kryeministrja Senida Mesi tha se shteti është në gatishmëri për të përballuar këtë situatë.

Në një lidhje telefonike për Ora News, Mesi tha se me shpallje emergjence, apo pa shpallje emergjence, qeveria nuk ka lënë asgjë mangut për të menaxhuar situatën nga përmbytjet, që ka nisur që prej fillimit të marsit.

Senida Mesi: Qeveria me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme apo pa shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e kam shprehur gjatë gjithë kësaj kohe po bën maksimumin dhe nuk po lë asgjë mangut në lidhje me përballimin e kësaj situate. Parandalimi, planifikimi dhe përballimi i emergjencave civile dhe krizave është detyrë e të gjitha institucioneve, që me koordinimin në nivel prefekture si përfaqësi e pushteti qendror, ashtu edhe me ngritjen e Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave në rolin e kryetarit kemi intesifikuar objektin e përbashkëta në përballimin e situatës. Të gjitha ministritë dhe strukturat e drejtimit janë të gatshëm për të përballuar dhe të angazhuar maksimalisht. Angazhimi jonë ka qenë që në ditën e parë. Ajo çfarë është e rëndësishme është siguruar jeta e çdo individi dhe nuk kemi të humbur asnjë gjë të gjallë, asnjë kafshë.

Në lidhje me kompensimin e banorëve nga përmbytjet, numri dy i qevrisë tha se kjo do të diskutohet në një moment të dytë, por theksoi se qoftë buxheti i qeverisjes qendror, por edhe buxheti i qeverisë lokale do të vlerësojnë dëmet jo vetëm në bujqësi dhe blektori, por edhe në shërbime publike dhe infrastrukturë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/permbytjet-ne-shkoder-mesi-me-apo-pa-shpallje-emergjence-po-bejme-maksimumin