Arrestohet Ervin Çizmja

  • 6 years ago
Autoritetet në Shijak kanë arrestuar një 31-vjeçar, të cilit iu gjetën armë e municione luftarake. Burime zyrtare thonë se në pranga përfundoi Ervin Çizmja 31 vjeç, banues në këtë qytet.

Arrestimi i tij u bë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Çizmes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale "një armë zjarri pistoletë TT model 54, kalibër 7.62 mm me kreher; një armë gjahu teke; 261 copë fishekë model 54 kalibri 7.62 mm; një silensiator arme zjarri me gjatësi të pergjithshme 23 cm; një gjerdan me fishekë arme gjahu me kalibër 12 mm me 28 fishekë"./tvklan.al

Recommended