Ora News - Euroja në pikiatë historike, arsyet e rënies së fortë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Euro po pëson një rënie të pazakontë në tregun tonë të këmbimit. Dobësimi i monedhës evropiane vijon që prej fillimit të vitit, por javët e fundit ka qenë shumë i ndjeshëm.

Euro shkëmbehet aktualisht me 129 lekë, niveli më i ulët që prej vitit 2009. Në harkun kohor të 3 javëve, euro ka humbur më shumë se 3 lekë në tregun tonë valutor.

Oferta e madhe vlerësohet të jetë arsyeja kryesore e një dukurie të tillë, ndërsa kërkesa mbetet e dobët. Ekspertët vlerësojnë se janë disa burimet që kanë shtuar sasinë e euros në qarkullim.

Së pari, janë burimet informale, duke përfshirë valutën që gjenerohet nga aktivitetet kriminale, por edhe nga korrupsioni dhe evazioni fiskal.

Së dyti, janë shitjet e pasurive të patundshme. Ekspertët vlerësojnë se janë shtuar shitjet e shtëpive në zonën e bregdetit nga vendas, emigrantët, por edhe shtetas të huaj dhe kjo ka rritur sasinë e cash në qarkullim. Të gjitha këto transaksione janë në euro.

Shtuar këtu edhe dërgesat e emigrantëve dhe të ardhurat nga turistët e huaj, edhe pse këta dy faktorë kanë qenë permanent në ekonomi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/euroja-ne-pikiate-historike-arsyet-e-renies-se-forte