“Berisha e Basha në prokurori” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak jave pas sekuestrimit të 613 kilogramëve kokainë, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i kërkon Prokurorit të Krimeve të Rënda, të thërrasë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetin Sali Berisha për të dëshmuar. Ne letrën dërguar prokurorit Besim Hajdarmataj, ministri i brendshëm thotë se ish-kryeministri Berisha dhe lideri i opozitës Basha duhet të merren në pyetje si persona që kanë dijeni per poseduesit e ngarkesës, pasi kane bere deklarata publike.



?Nga këto deklarime publike bie veçanërisht në sy fakti se nga zoti Sali Berisha dhe zoti Lulzim Basha pretendohet qartë që ata kanë dijeni për fakte konkrete lidhur me klanet e trafikut të drogës në Shqipëri. Po sipas këtyre deklarimeve publike, rezulton se të dy këta persona kanë veçanërisht dijeni mbi poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kilogram kokainë të sekuestruar së fundmi në Portin e Durrësit?.



Xhafaj thekson se deklaratat e Berishe dhe Bashes do të ndihmonin për hetimin e çështjes. Madje ai kujton detyrimin qe kane këta persona, sipas kodit te procedurës penale.



?Çmoj se ka interes të ligjshëm publik dhe posaçërisht për hetimin që është duke u kryer që, nga ana e institucionit që ju drejtoni, të thirren këta persona dhe të deklarojnë përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, faktet për të cilat kanë dijeni dhe provat, që ata zotërojnë për klanet kriminale të trafikut të drogës, përfshi edhe rastin e fundit të sekuestrimit të 613 kilogram kokainë?, thuhet në letër.



Ministri i Brendshëm nënvizon faktin se Prokuroria e Krimeve te Renda është institucioni ku eksponentët e rëndësishme te Partisë Demokratike duhet te paraqesin te gjitha provat e faktet qe ata kane per trafikun ndërkombëtar te drogës.



?Ndërkohë unë njoh dhe respektoj faktin se zyra që ju drejtoni është organi kompetent që Kushtetuta dhe ligji e ngarkojnë të marrë dhe të vlerësojë ligjërisht deklarimet e këtyre zotërinjve dhe vërtetësinë e tyre, ndaj është përgjegjësia juaj institucionale dhe detyrimi kushtetues e ligjor i zotit Sali Berisha dhe i zotit Lulzim Basha që t?i paraqesin organit që ju drejtoni, faktet dhe provat mbi trafikun e drogës në Shqipëri, që ata pretendojnë në deklarimet e tyre publike



Ministri i brendshëm nuk harron te theksoje se policia e shtetit është ne mbështetje të Prokurorisë së Krimeve të Rënda per te luftuar trafikun e drogës dhe per hetimin e çështjes se 613 kilogramëve kokaine te kapura ne Durrës.