Berisha dëshmon në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka zgjedhur te hyje ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ashtu si ne podiumet e mitingjeve të fushatave elektorale. Ish-kryeministri Berisha bëri këtë të hënë atë që nuk ndodhi asnjëherë gjatë gjithë karrierës së tij politike, pavarësisht akuzave nga më të rëndat.U paraqit në organin e akuzës në orën 9:00 dhe për 60 minuta u tregoi prokurorëve se çfarë dinte lidhur me akuzat e Tom Doshit për skenarin e vrasjeve politike. Doli i gatshëm për të folur para mediave, por jo për të treguar se çfarë thanë zyrat e krimeve të rënda. Por nuk i kurseu akuzat politike. Tek drejtësia nuk ka shumë besim, për shkak të presionit të lartë sipas tij, por nga ana tjetër, zgjedh të besojë tek kjo sfidë e prokurorisë. Pas tij, në Prokurori është shfaqur Mhill Fufi, deputeti që sipas Doshit, ishte pjesë e planit të ekzekutimit, të paguar nga Ilir Meta. Edhe Fufi ka dëshmuar, duke iu përmbajtur deklarimeve publike, se nuk kishte patur dijeni mbi një plan të tillë.