Report TV - Shkodër, mblidhet task-forca kundër drogës

  • 6 years ago
Si një ndër qarqet më të mëdha në vend sa i takon kultuivimit të lëndëve narkotike, Shkodra ka mbledhur të martën në prefekturë Task-Forcën kundër drogës. Drejtori për Rendin dhe Sigurinë në Polici, drejtori i policisë Shkodër Vehbi Bushati dhe zv.drejtorja e pëergjithshmë Aida Hajnaj disktuuan për operacionet e ndërmarra nga focat blu në luftën kundër narkotikëve. Ish-numri një i policisë Shkodër, Loka garantoi se ky qark do të zhduket njëherë e mirë nga harta e drogës.
?Në qoftë se do të përkushtohemi sivjet dhe do të riparojmë të metat dhe defektet e vogla që kemi konstatuar gjatë vitit që kaloi patjetër që Shkodra do të shkojë drejt shifres zero të kultivimit të bimëve narkotike. Kam konstatuar vhjet me kënaqësi që nuk kemi pas grupe të mirëfillta të organizuara. Kemi pas kultivime të bimëve narkotike. Ky takim sensibilizues ka si qëllim të largojë pjesën qytetare, pjesën civile, atë që nuk e bashkon, nuk e lidh asgjë me kultivimin e bimëve narkotike.? , tha Gjovalin Loka, Drejtor për Rendin e Sigurinë.

Recommended