Vrau shokun me çekiç, autori: Pendohem për krimin, i kërkoj falje familjarëve, më dënoni

  • 6 years ago
FIER - Albert Zekaj, 32-vjeçari i cili në qershor 2017 vrau shokun e tij Kreshnik Beqiraj, duke e goditur me çekiç në kokë, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit. "Pendohem për krimin, i kërkoj falje familjarëve. Gjykata të më dënojë", është shprehur ai përpara trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Marsela Dervishi, prokurore, Suela Beluli dhe avokatit mbrojtës të të pandehurit, i caktuar nga gjykata, Ardian Abazi.

Me pranga në duar dhe kokën ulur, ai është shoqëruar nga forca të shumta policie për në ambientet e Gjykatës së Fierit. Kreshnik Beqiraj jetonte me autorin e krimit, ndërsa prej 8 muajsh ai ishte zhdukur në mënyrë të mistershme. Trupi i pajetë i Beqirajt u zbulua dy ditë më parë në një kanal, ndërsa u zbardh edhe ngjarja ku autor i krimit rezultoi se ishte shoku i tij i dhomës me të cilin ndante qiranë mujore.

Recommended