Report TV - Balla: Ja njerëzit e Putin që e financuan, Basha të japë llogari

  • 6 years ago
Gjatë një konference për shtyp gjatë ditës së sotme, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla, reagoi lidhur me investigimin e prestigjozes amerikane ?Mother Jones?, e cila ngre dyshime të forta për lidhjen e mundshme ndërmjet Lulzim Bashës dhe disa biznezemnëve rusë, që dyshohet se janë të lidhur me Kremlinin e Vladimir Putinit dhe që mund ta kenë përdorur kreun e opozitës shqiptare, për të destabilizuar situatën politike në Shqipëri dhe Ballkan, me synim pengimin e integrimit të vendit në BE dhe shtrirjen e influencës ruse.

Balla i kërkoi Bashës që të dalë të japë llogari para shqiptarëve.

Balla hodhi poshtë një deklaratë të mëparhsme të PD-së që e kishte quajtur Mother Jones si një gazetë e dorës së dytë, kur dha të dhëna se Mother Jones është një revistë prestigjioze, e themeluar që më 1974 dhe që ka publikuar me qindra skandale të këtyre përmasave.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së i hodhi poshtë edhe akuzat e PD-së se ky mund të ishte një shkrim i paguar nga Partia Socialiste, duke dhënë provat e investigimit me shumë fakte të ?Mother Jones?, si dhe beri një profil të biznesmenëve ruse te lidhur me Vladimir Putin, që dyshohet se kanë paguar paratë për lobimin e kreut të opozitës shqiptare në SHBA.

Recommended