Rudina - Julian Deda, kur humori është diçka gjenetike! (2 mars 2018)

  • 6 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ai është një nga aktorët më të njohur shqiptarë. Humori duket se i rrjedh në vena dhe i del ashtu natyrshëm, pa sforco. Bëhet fjalë për Juian Dedën, i cili duket se di si t?i bëjë shqiptarët për vete, si t?i argëtoj dhe si t?i japë mesazhe.

Aktori ishte sot në studion e ?Rudina?, në Tv Klan, ku foli për rolet e tij si aktor dhe për kolegët gjithashtu. Gjatë emisionit, aktori u surprizua përmes një videomesazhi nga këta të fundit, të cilët tregonin cilësitë dhe të metat e aktorit.

?Marrëdhënia ime me kolegët është shumë e mirë, ashtu siç e shikoni ju në skenë është edhe në prova. Ne nuk mund të funksionojmë veç e veç, por me njëri-tjetrin, të gjithë bashkë. Ne diskutojmë me njëri-tjetrin, zihemi dhe gjejmë dhe zgjidhje, ky është edhe çelësi i suksesit të atij stafi. Jemi secili në vendin e vet?, tha Deda.

Ndërkohë, kolegët e tij me humor zbuluan të mirat dhe të metat e aktorit.
Visjan Ukcenaj: Juli është vertetë një djalë shumë i mirë, fisnik dhe një ndër vlerat e tij është korrektësia dhe bën shumë për të tjerët. Një e metë e tij është se është tip që do të ketë gjithnjë të drejtë.

Esmeralda Metka: Juli nuk lodhet dhe për energjinë e tij është për t?u marrë shembull nga të gjithë ne. Por padyshim si çdo njeri tjetër edhe ai ka të meta, një prej tyre po e them publikisht: Juli nxehet shumë edhe bërtet.

Albano Bogdo: Ajo që vlerësoj më shumë tek Juli është se sa herë i kërkoj lekë borxh të jep, është bujar, por e metë e tij është se t?i kërkon menjëherë mbrapsht lekët që të ka dhënë borxh.

Prej disa vitesh, Julian Deda është i angazhuar në Partinë Demokratike dhe mbështetjen ndaj kësaj partie politike e ka shprehur publikisht.

Sot në studion e ?Rudina?, Deda foli për angazhimin e tij në PD, ndërkohë që shtoi se për momentin nuk ka ambicie për të qenë nëpër dikastere dhe për të hequr dorë nga aktrimi, por nuk mohoi se nëse do t?i kërkohej ndihmë mund ta jepte atë.

?Unë kam rreth 4 vite që jam i angazhuar në strukturat e Partisë Demokratike. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Unë nuk kam ndonjë ego për t?u angazhuar në politikë. Por mendoj se të gjithë ne duhet të themi ndonjë fjalë, pse të mos i shprehim mendimet, nuk ka luftë personale, por parimesh. Unë e dua shumë skenën dhe duhet të jetë një gjë shumë e fortë që t?më largojë prej saj, prandaj them që për momentin nuk kam asnjë ambicie për të qenë nëpër dikastere politiko-administrative, por nëse do të më kërkohet ndihma bën vaki edhe ta jap ndihmën. Ideja është që për momentin e dua shumë aktrimin, por nuk e kam fshehur asnjëherë që simpatizoj një drejtim politik?, tha Deda.

Category

📺
TV

Recommended