Ora News - Ish-prefekti i Fierit arrestohet për "grabitje" të mbi 250 mijë eurove

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-prefekti i Fierit, ka përfunduar në prangat e policisë, pasi nëpërmjet mashtrimit, ka arritur t'i marrë dy shtetasve një shumë prej 260 mijë dollarësh dhe 50 mijë eurosh.

Në pranga përfundoi Bujar Hasa, 57 vjeç, banues në Tiranë, emri i të cilit korrespondon me atë të ish-prefektit të Fierit.

Në pranga përfundoi Bujar Hasa, banues në Tiranë, emri i të cilit korrespondon me atë të ish-prefektit të Fierit.

Operacioni i koduar "Kanadezi" u finalizua pas një pune hetimore prej 8 muajsh, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një shtetas me iniciale P.P.

"Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumenteve, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh", sqaron policia e Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ish-prefekti-i-fierit-arrestohet-400-mije-euro

Recommended