Bushati takohet me ministrin e Jashtem serb dhe ate italian

  • 6 years ago
Takimi trilateral i Shqipërisë, Serbisë dhe i Italisë ka sjellë tre shefat e diplomacisë në kryeqytetin serb. Ministri shqiptar është pyetur për deklarimet e kryeministrit, Edi Rama, nga gazetarët serb lidhur me një politikë dhe President të përbashkët me Kosovën. Bushati tha se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për Bashkimin Evropian.

?Shqipëria, Kosova duhet të bëhen gati për një proces integrimi Europian që ne shpresojmë të jetë i shpejtë, ku siç shihet qartë edhe nga dinamikat e këtij procesi. Një pjesë të mirë të çështjeve që lidhen me Politikën e Jashtme, koordinimin apo përfaqësimin, janë çështje të cilat i delegohen autoriteteve superkombëtare.?

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, tha se edhe Serbia mund të bëj deklarime të tilla me serbët e Bosnjës. Me Shqipërinë e ka të qartë se nuk pajtohen rreth pavarësisë së Kosovës.

?Ne e dimë për çfarë nuk pajtohemi dhe ajo është Kosova. Do të doja të kemi më pak deklarime në rajon rreth këtyre çështjeve.?

Shqipëria dhe Serbia do të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e sidomos në atë të ekonomisë. Shefi i diplomacisë italiane tha se për Ballkanin është me rëndësi të tejkalohet faqja e së shkuarës në histori duke mbështetur vendet kandidate drejt integrimit.

Tv Klan

Recommended