Rama 'shfrytëzon' pushimin nga Konferenca e Donatorëve, takon ministrin e jashtëm francez

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ka "shfrytëzuar" pushimin e shkurtë nga konferenca e donatorëve për të takuar ministrin e jashtëm francez. Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raporton nga Brukseli se në fokus të këtij takim është çelja e negociatave me Bashkimin Europian. Kujtojmë që Franca ka qenë një nga vendet skeptike, por së fundmi Macron dha "dritën jeshile" duke deklaruar se nëse Komisioni Europian jep "OK" edhe Franca do të jetë dakord.