"Ju flet Moska", Greqia: Pushtojmë Shqipërinë nëse Turqia merr ishujt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme deklaratat dhe shfaqen që presidenti grek dha javën e kaluar në një ceremoni në Janinë, duke hipur mbi një tank ushtarak.

Myftaraj: Një ngjarje shumë interesante ka ndodhur javën e kaluar. Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, në një veprim krejt të veçantë për një burrë shteti, kryetar shteti, në një ceremoni të mbajtur në Janinë hipën në një tank ushtarak aktiv në mes të qytetit me një oficer të ushtrisë greke dhe këtë e bën për të dhënë një lloj mesazhi militarist, kërcënues ndaj armiqve që rrezikojnë Greqinë.

Është normale që shtetet e kanë ushtrinë për tu mbrojtur nga rreziqet dhe në momente të caktuara të rreziqeve të mëdha del vetë kryetari i shtetit dhe jep mesazhe të tilla. E veçanta është vendi ku u zgjodh për tu dhënë mesazhi, Janina. Mediat shqiptare dhe ato të huaja e dhanë lajmin me interes, me kureshtje por e lidhën atë me shkallëzimin e tensionit ushtarak mes Greqisë dhe Turqisë në detin Egje.Kohët e fundit ka pasur një tension të shtuar ushtarak me skërmitje midis avionëve ushtarak dhe anijeve të dy palëve dhe kjo u bë shkak që Presidenti grek ta gjejë të arsyeshme ti japë Turqisë por dhe Europës një mesazh të tillë.

Kur them Europës, del diçka interesante dhe në fjalët e Presidentit i cili në majë të tankut ka thënë: Ne grekët, një popull i paqes dhe demokracisë dimë si të mbrohemi kundër çdokujt kur është e nevojshme, si të mbrojmë kufijtë tanë, integritetin territorial dhe sovranitetin kombëtar që tani përfshin territorin dhe sovranitetin europian.Greqia është vend anëtar i BE. Interesant është fakti se nuk ka përmendur NATO-n dhe pse është anëtare.

Më tej ka thënë: Greqia është një forcë e qetë që respekton fqinjët e saj por nuk trembet nga armiqtë e saj dhe Forcat e saj të Armatosura janë në gjendje ta provojnë këtë në çdo kohë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-greqia-pushtojme-shqiperine-nese-turqia-merr-ishujt

Recommended