“Mafia shqiptare në gjithë Italinë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurori i antimafias Italiane Federico Cafiero De Raho shprehu shqetësimin e tij për trafikun e kanabisit dhe kokaines ndërsa shtoi se grupet kriminale shqiptare dhe italiane kanë krijuar aleanca në Itali.
Pas takimit me kryeprokuroren Arta Marku, De Raho tha se kriminaliteti shqiptar është prezent në të gjithë italinë.

Kemi evidentuar si kriminaliteti shqiptar është shumë prezent në Itali. Ka aftësi të bashkëpunojë me mafian, Ndraghetën, Sacra Corona Unita dhe burime të tjera kriminale në Itali. Kriminaliteti shqiptar ndërhyn në trafikun e drogave të lehta, armëve dhe së fundi po drejton trafikun e kokainës. Hetimet që po bëhen në Itali janë të shumta. Kriminaliteti shqiptar nuk është prezent vetëm në brigjet joniane, pra në Kalabri dhe në brigjet puglieze, por së fundi është prezente dhe në veri të Italisë "
Sa i takon trafikut të drogës prokurori i antimafias tha se për Italinë vijon të jetë një shqetësim. De Raho shtoi se mafia shqiptare ka mësuar nga ajo Italiane duke inkriminuar policë apo dhe pjesë të politikës.

Trafiku i kanabisit vijon të jetë shqetësim. Di që të shumta kanë qenë platacionet e kanabisit të shkatërruar por mesaduket kanabisi që ende eskportohet është frut i konservuar në depozitë. Ne takimin me ministrin e brendshem mu bene te ditura iniciativat qe jane bere.edhe largimet e rreth 280 efektiveve nga radhet e policise te inkriminuar eshte nje hap i rendesishem. Ky eshte nje modalitet tipik i strukturave te mafias.ne itali ajo ka qene e forte sepse ka arritur te beje per vete njerez te policise ekonomise dhe politikes. Mafia shqiptare ka bere dicka te tille duke bere aleanca me organizata mafioze duke u futur keshtu ne ekonomine legale si dhe duke pasur raporte dhe me pushtetin politik.

De Raho tha se vetingu në polici tregon dëshirën e mirë që të luftohet krimi. Sipas tij largimi i punonjësve të policisë që mund të kenë bashkëpunuar me grupet kriminale është shumë e rëndësishme ndërsa duhet të krijohet një strukturë e besueshme që individualizon njerëzit e ndershëm.
Prokurori antimafia vizitoi edhe zyrat e task forcës operacionale.

Recommended