Rudina/ Mustafa Nano tregon pse quajti programin “Provokacija” (22.02.2018)

  • 6 years ago
Prej 13 shkurtit në ekranin e Abc News, çdo ta martë ka filluar një program i ri, me ideator dhe drejtues analistin e njohur Mustafa Nano.
?Provokacija? duket se që në titull provokon, është një format ?talk show? dhe synon të sjellë personazhe të ndryshme, për temat aktualitetit shqiptar.

Vetë analisti Nano ishte sot i ftuar në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku sqaroi emrin e programit.

?Edhe ky titull është si të gjitha programet e tjera që ne bëjmë. Ishte aksidental. Unë kisha menduar ?O sa mirë me qen shqiptar?, por duke e biseduar me bosët e televizionit menduam se ishte shumë i gjatë dhe ndoshta kanë patur të drejtë dhe rashë dakort me ta. Një tjetër titull ishte edhe një huazim nga anglishtja, por tani jam në një pikë të karrierës ku mendoj se huazimet nga gjuhë të huaja nuk janë shumë të lezeçme. Unë jam kritik kur i shoh. Mendoj se në gjuhën tonë mund të bëjmë gjetje interesante.

"Provokacija" ishte rastësi. Ndërkohë që isha me Shkullakun dhe Artur Zonjën po diskutonim dhe gjatë bisedës u përdor fjala provokacija dhe Shkullaku më tha si me shkaka: pse nuk ia vendos emrin emisionit provokacija? Ai e tha krejt me shaka dhe unë aty thash: E gjeta?, tha Nano.