Report TV - Deputeti milioner: E di dhe vetë që jam i papërshtatshëm për të folur për varfërinë

  • 6 years ago
Problemi i varfërisë është bërë temë diskutimi në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti demokrat, Agron Shehaj, i cili vjen nga biznesi, tregoi si ka arritur të dalë nga varfëria. Në foltoren e Kuvendit, ai e cilësoi veten të papërshtatshëm për të folur për varfërinë, për shkak se është biznesmen, por tha se ja ka dalë të jetë i tillë me shumë punë dhe në mënyrë të ndershme.

Shehaj ja atribuoi nivelin e lartë të varfërisë në vend direkt politikës, duke kthyer gishtin nga të gjithë politikanët, por edhe nga vetja, teksa tha se ?Ne jemi shkaku kryesor i mjerimit të një pjese të madhe të popullsisë. Është e neveritshme të dëgjosh ministrat milionerë të bëjnë leksione për varfërinë?.
Më tej, Shehaj theksoi se politikanët janë të pangopur, pasi hyjnë në politikë me të ardhura mesatare dhe bëhen milionerë. Ndërsa tregoi strategjinë për nxjerrjen e Shqipërisë nga varfëria, teksa tha se është shumë e thjeshtë, mjafton që politikanët të mos vjedhin më, ose të vjedhin më pak.

Recommended