Ora News - "Mos na vrisni ëndërrën", mijëra qytetarë tubim për të "shpëtuar" Skënderbeun

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Skënderbeu po përballet ndoshta me ditët më të vështira që nga krijimi i tij dhe qytetarët e Korçës dhe jo vetëm kanë marrë iniciativën për të tubuar ditën e sotme.

Një tubim madhështor ai i organizuar sot në pedonalen e Korçës, ku 35 mijë qytetarë të Korçës kanë marrë pjesë në tubimin madhështor në mbrojtje të Skënderbeut.

Nuk kanë munguar as të ardhur nga qytete të tjera si dhe korçarë që kanë ardhur nga Greqia, Maqedonia e vende të tjera.

Ata janë bërë pjesë e tubimit pas pretencës së kërkuar nga inspektorët e UEFAs. Pretencë që kërkon një dënim drastik të ekipit të Skënderbeut.

Tubimin zgjati më shumë se një orë. Atje kanë qënë të pranishëm figurat më të njohura të sportit korçar. Intelektualë e deri tek sportistë të vegjël përmes pankartave i kanë kërkuar UEFA-s të mos vrasë ëndrrën e tyre, të mos dënojë Skënderbeun.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mos-na-vrisni-enderren-mijera-qytetare-tubim-te-shpetuar-skenderbeun

Recommended