Ora News - Rama në Korçë: Elisa dobësi të veçantë për Skënderbeun, do rindërtojmë stadiumin

  • 5 years ago
#oranews #edirama #korce #skenderbeu

Kryeministri Edi Rama nga Korça ka premtuar se do të rindërtohet stadiumi i Skënderbeut. Gjatë fjalës së tij me qytetarët, kreu i qeverisë tha se plani e parashikon rindërtimin. Ai nuk nguroi të bënte edhe batuta me Elisa Spiropalin, për të cilën tha se ka një dobësi të veçantë për Skënderbeun.

Rama: Do fillojmë ndërtimin e stadiumit të Kukësit tani. Kështu që përveç, Elbasanit, Shkodrës, Tiranës po nisim dhe Kukësin. Por duke pasur Elisën deputetë, që Elisa ka një dobësi të veçantë për Skënderbeun, ka mundësi që radhën pas Kukësit ta ketë Skënderbeu. Përtej shakasë kjo lidhet edhe me planin këtu. Nëse e keni parë planin këtu që është realizuar në pjesën më të madhe, plani ka edhe një hotel në zonën midis fushave dhe stadiumit që ne duam, shpresojmë dhe urojmë dhe do bëjmë çmos që të jetë një shembull për turizmin e nivelit të lartë, një hotel me 5 yje dhe plani ka edhe rindërtimin e stadiumit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-ne-korce-elisa-dobesi-te-vecante-skenderbun-do-rindertojme-stadiumin

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz