Vrasja e efektivit te FNSH ne Lazarat, prokuroria kerkon 3 burgime te përjetshme

  • 6 years ago
3 burgime të përjetshme dhe 118 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për 11 lazaratasit të cilët akuzohet për sulmin ndaj policisë Qershorin e vitit 2015 në këtë fshat. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha ndërsa u plagosën dy kolegë të tij.

Akuza kërkoi burgim të përjetshëm për Arbjon Aliko si dhe Elvis e Bajram Bocia. 18 vite heqje lirie u kërkuan për Dervish Gabën, Rohan Hirajn dhe Iljaz Xhaferrajn. Për Alban Alikon dhe Elson kazmën u kërkuan 17 vite e 6 muaj burg. Ata përfitojnë uljen e dënimit me një të dytën për shkak se kanë qenë minoren kur kanë kryer krimin. 10 vite heqje lirie u kërkuan për Xhulio Malon dhe Klodina Selimin.

Ndërsa për Oltjon Prrokon u kërkuan 9 vite burg. Seanca nuk është zhvilluar e qetë, pasi leximi i pretencës u kundërshtua nga familjarët e 11 të akuzuarve.

Prokuroria pretendoi se qëllimi i të rinjve ishte rikthimi i gjendjes së mëparshëm në Lazarat ku ata do të kishin mundësi të kultivonin dhe trafikonin kanabis. Në dalje familjarët reaguan ashpër duke sqaruar se fëmijët e tyre kanë qenë në shtëpi natën kur ka ndodhur ngjarja. Ata akuzojnë Prokurorinë se ka manipuluar provat.

Në seancën e radhës pritet të lexohen konkluzionet e mbrojtjes dhe vendimi i gjykatës.