Aksidenti në Velipojë, flasin dëshmitarët, kemi dal jashtë, gruaja bërtiste ku e kam djalin

  • 6 years ago
Aksidenti tragjik me 3 viktima dhe 4 të plagosur ka tronditur banorët e Velipojës, të cilët shprehen të shokuar se nuk kanë parë ngjarje të tillë për gjysmë shekulli.

Report Tv ka pyetur sot disa nga banorët e zonës, ku ndodhi ngjarja e tmerrshme, ku humbi jetën babai dhe dy fëmijët e tij të vegjël, ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë gruaja dhe vajza tjetër e tij. Shtetasit Miruk Paloka dhe Gjon Gjeka kanë rrëfyer tmerrin që ka parë, ndërsa tregojnë për Report Tv se prej 50 vitesh nuk kishin parë një aksident të tillë.
?Pamë tmerrin me sy, nëna kërkonte djalin?, thanë banorët.