• 4 years ago
Bilbil Zekaj 51-vjeç nga fshati Kute i Mallakastrës u vetëvar ditën e djeshme me çarçaf në paraburgimin e Fierit sipas policisë. Babai i dy fëmijëve i arrestuar për disa bimë kanabis dhe 1.3 kg hashash në shtator 2019 u dërgua me shenja jete në spital, por nuk mundi të shpëtonte.

Por familjarët nuk e besojnë versionin e policisë se 51-vjeçari u vetëvar duke kërkuar prova. Gruaja Hajdine Zekaj tregon bisedën e fundit me burrin dhe kërkon që ngjarja të hetohet për të zbuluar sipas saj të vërtetën, pasi nuk beson se 51-vjeçari është vetëvarur.

"Nuk pata asnjë pikë dyshimi, foli si për ditë në telefon, kërkoi fishat e insulinave, më tha në orën 4 pasdite kur të marrë në telefon. Cdo ditë pyeste për fëmijët. Nuk kishte asnjë lloj veprimi, në datë 26 (nesër) ishte gjyqi dhe e prisnim me padurim. Nuk kishte asnjë ditë që mos të flisja.

Nuk më thoshte gjë nëse kishte ndonjë breg. Unë punoj në fushë, ai më thoshte mos u mërzit, se do të vij unë do i bëjmë bashkë. Unë dua provat, ku u var dhe të drejtat e tij. Nuk më linte pikë dyshimi, edhe kur shkoja e takoja më thoshte 'prit se do të vij, prit se do të vij'".

Enver Zekaj, babai i viktimës thotë se nuk u njoftuan nga burgu për ngjarjen. "Djali ishte në burg dhe do të niste nesër në gjyq, e kishin bërë copa copa (autopsia) pa firmën time. Përse nuk më lajmëruan mua kur vdiq djali. Lajmëroi mjeku nusen, babai nuk dinte gjë, nusja po ulërinte, e pyeta cfarë ke dhe më tha, kështu kështu. Nuk më ka ardhur as sot përgjigja. Djalin e plasën në spital, shteti të ma sillte në shtëpi" tha babai.

Category

📺
TV

Recommended