Report TV - Gjonaj: Qeveria mbështetje të plotë për organet e reformës në drejtësi

  • 6 years ago
Dorëheqjet e para në sistemin e drejtësisë, si gjyqtari Besnik Imeraj apo largimi nga drejtësia edhe e ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, konsiderohen nga mazhoranca si rezultati i parë i suksesshëm i Veting-ut, por opozita në Komisionin e Integrimit thotë se nuk është sistem drejtësie largimi i disa frikacakëve.
Etilda Gjoni Ministre e Drejtësisë, u shpreh në komision:

?Për sa u takon rezultateve të reformës në drejtësi, rezultatet e para i kemi. Dhe janë pikërisht dorëheqjet e fundit që janë bërë nga anëtarë gjykatash, ish-prokurorë të përgjithshëm, të cilët ishin në listën prioritare për tu ?vetuar? nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Rezultatet e para kanë ardhur, të jemi të duruar?.

Ndërkohë deputetja socialiste Elisa Spiropali kritikoi opozitën:

?Protestuat për të mbajtur në detyrë një kryeprokuror i cili tashmë është shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Procesi i reformës në drejtësi dhe Veting-u kanë filluar të japin rezultatet e para dhe nuk ka gjë më të rëndësishme se kjo në procesin e integrimit të Shqipërisë. Po vetëlargohen nga sistemi gjyqtarë e prokurorë të cilët nuk duan të kalojnë përmes Veting-ut? ? tha ajo.

Recommended