Fotografia ne iPadin e Berishes qe shkaktoi te qeshura ne Parlament

  • 6 years ago
Një foto-montazh në iPadin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka shkaktuar të qeshura në sallën e Parlamentit.
Në momenti që Kryeministri Edi Rama po fliste në foltore, Berisha tregoi në iPadin e tij një fotomontazh për Kryeministrin Edi Rama.
Edi Rama: O Sali kujdes se do të marrin do të filmojnë edhe kush e di ç'a po të del dhe ty, të lutem. Kujdes, aman të keqen.
Edi Rama: Kujdes se ti je dhe i çuditshëm, ti ku s'futesh. Kujdes se ka kamera atje! Aman se na morët fytyrën dhe ne të tjerëve, të lutem. Mos na i hap këto muhabete. Ule atë (i referohet iPadit). Fotografinë time në rregull.
Edi Rama: Unë nuk të them kot...
Edi Rama: Të lutem bashkohu me aktorët se ti mund të flasësh në emër të Agron Llakajt, se Agroni ka punë, ti bashkohu me ata të papunët dhe fol në emër të Agron Llakajt. Atë pune, vazhdo, vetëm kujdes ata lart.