Ora News - Kapen djemtë që shisnin drogë në afërsi të shkollave në Tiranë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre të rinj, mes tyre një 19 vjeçar janë arrestuar pasi akuzohen se ishin pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme në Tiranë.

Të arrestuar janë Isuf Haka, Jurdjan Kondili, Armando Durishti.

"Shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në rrugën ?Frederik Shiroka", në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit Isuf Haka iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sativa" informoi sot policia e Tiranës.

Sipas policisë Armando Durishti kishte marrë me qira një banesë në afërsi të një shkolle në rrugën "Frederik Shiroka".

"Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së vazhdueshme të lëndëve narkotike të dyshuar të llojit ?Cannabis Sativa? pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e shtetasit Armando Durishti. Në banesë u gjetën një sasi prej 58 (pesëdhjetë e tetë) doza qese farmaceutike brenda së cilës gjendet lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sativa".

Materialet proceduriale iu referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Te arrestuarit jane

Isuf Haka, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Jurdjan Kondili, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Armando Durishti, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale ??Moskallëzimit të krimit dhe përshtatja e lokalit për përdorim droge" parashikuar nga neni 300 dhe 285 /a i Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/kapen-djemte-qe-shisnin-droge-ne-afersi-te-shkollave-ne-tirane

Recommended