"Me ministren e Kultures takohemi vetem ne Teatrin Kombetar"

  • 6 years ago
Artistët kërkojnë që me ministren e Kulturës të takohen vetëm në Teatrin Kombëtar. Ftesa e Mirela Kumbaros për bisedë me ta është të mërkurën në orën 16:00, në institucionin që ajo drejton, pa praninë e mediave, por që është kundërshtuar nga artistët. Qëndrimin e tyre e dhanë pas një konference-protestë të mbajtur në hollin e Teatrit Kombëtar.

Arben Derhemi: "Jo në zyrë, por në teatër. Të presim zonja ministre".

Për shkak se dera për në sallën e Teatrit Kombëtar ishte e mbyllur, pasi fillimisht aktorët e regjisorët e teatrit duhet të pajiseshin me leje nga drejtoria e Teatrit Kombëtar, protesta u mbajt në holl. Asaj iu bashkuan edhe dramaturgë, aktorë e regjisorë nga Shkodra dhe Vlora dhe institucioneve të tjera kombëtare kulturore Cirku Kombëtar dhe Teatri i Kukullave.

Bujar Asqeriu: "Neva na fusin në vërën e miut, atje te hidrocentrali".

Rita Gjeka: "Nuk kemi foni, nuk kemi ndriçim, nuk kemi karrige, nuk kemi ngrohje. E megjithatë bëjmë teatër".

Shegushe Bebeti: "Kontratat e punës që pretendon ministrja e Kulturës që ka sjellë një risi në këtë vend, janë litari që u është vënë në fyt të gjithë artistëve".

Për kushtin e vendosur nga komuniteti i artistëve, Ministria e Kulturës ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Peticioni për anulimin e vendimit për zhvendosjen e trupës së Teatrit Kombëtar te ?Turbina? është firmosur deri më tani nga mbi 4 mijë qytetarë ndërkohë që u hodh propozimi që në adresë të parlamentit artistët të nisin një kërkesë të argumentuar për anulimin e projektligjit për artin dhe kulturën.