Xing me Ermalin/ Gjoka flet per takimet me aktoret e Hollywood ne Londer (10.02.2018)

  • 6 years ago
?Rojat e Taxhit?, është një shfaqje e shkruar nga dramaturgu amerikan Rajiv Joseph që sapo është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Kjo shfaqje riktheu pas një mungese të gjatë në skenë aktorin Gazmend Gjoka.
Gaz Gjoka interpreton personazhin Humaxhuni, një ushtar thellësisht besnik, është i kënaqur që zbaton urdhrat edhe atëherë kur Perandori, i vendosur që asgjë më e bukur se Taxh Mahali nuk ndërtohet ndonjëherë, i jep rojeve të tij një mision të tmerrshëm. Aktori ishte sot i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? nga ku tregoi se ka patur pedagogë njerëz me shumë emër që sot i shohim nëpër filma. Bëhet fjalë për emra si: Fiona Shaë, Jermy Irons apo Alan Rickman.
?Ata aq sa gjigandë janë, aq njerëzorë janë?, tha Gjoka.

Category

📺
TV

Recommended