Report TV - Marku në Durrës: Hetoni asetet kriminale, stop kontrabandës në port

  • 6 years ago
Pas vizitave në prokuroritë e disa rretheve në Shqipëri, kryeprokurorja Arta Marku sot u ndal në Durrës, duke lënë një sërë detyrash tek vartësit e saj. Hetimi i kontrabandës në port, hetime të thelluara pasurore, luftimi i kontrabandës në fushën e doganave janë disa prej çështjeve për të cilat, Marku kërkoi prerë rezultate. ?Prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit te veprës penale në lidhje me asetet qe kane ne burim të ardhura kriminale nga veprime korruptive.
Kjo me qellim jo vetëm ndëshkimin e autorit për krimin e kryer por dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e asteve te krijuar prej tyre. Qyteti i Durrësit si një nga qytetet porte te vendit tonë rezulton me shumë pak vepra penale në fushën e kontrabandës, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjislacionin doganor janë të shumta dhe të ndëshkueshme penalisht. Duhet që edhe kryesisht prokurorët të angazhohen për të evidentuar këto vepra penale në çështjet që hetojnë, duke mos u mbetur të kufizuar vetëm në referimit qe mund te vijne nga policia e shtetit apo vete doganat.