Report TV - Bllokohen në Durrës 3 mln paketa cigare kontrabandë

  • 6 years ago
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar 6100 koli cigare "President" të ardhura në Portin e Durrësit, me synim futjen në treg si mall kontrabandë.

Drejtoria e Antikontrabandës dhe Dega e Doganës Durrës bën të ditur se cigaret u gjetën në pesë kontenierë një natë më parë, ndërsa hetimet për ngarkesën kishin nisur që në datën 30 tetor. Ende nuk dihet personi i cili priste në Portin e Durrësit ngarkesën me 6100 koli ose 3 milionë e 50 mijë paketa cigare "President", të cilat ishin të pa pajisura me pulla fiskale. Bëhet e ditur se konteinerët janë ngarkuar në Portin e Mersin/Turqi

Paketat do kalonin për përdorim ilegal në tregjun vendas dhe më gjerë në atë europian. Sipas drejtorisë së Doganave, vlera e 6,100 kolive, është rreth 610 mijë euro, kurse shuma e detyrimit doganor të llogaritur për këtë sasi cigaresh, është rreth 428 milionë lekë. Shumë kjo e cila do shmangej nëse cigaret do arrinin të hynin në treg kontrabandë.