Ramush Haradinaj: Kosova duhet të falë por jo të harrojë të shkuarën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

0 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, shprehet i zhgënjyer me Bashkimin Europian për strategjinë e zgjerimit te Ballkanit Perëndimor. Por nga ana tjetër thekson se përfundimet e Brukselit do të rrisin presionin që qeveria të përmbushë detyrat e saj.



?Janë detyrat e shtëpisë se Kosovës. Fatkeqësisht BE nuk po i kryen detyrat ndaj Kosovës siç duhet, BE e ka te vështirë për marrjen e vendimeve direkte. Mendoj se kjo do ta rrisë presionin për përparim. Pra s?mund te vazhdohet pa kufij, mendoj se kjo do ta sjell Kosovën ne tavoline.?



Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Haradinaj foli edhe për Gjykatën Speciale. Pavarësisht se e konsideroi atë të padrejtë tha se tashmë nuk mund të ketë më kthim pas.



?Ka pas një debat qe ne krijimin e kësaj gjykate, pasi është një barre e rende për Kosovën. Mediat serbe kane qene te kënaqur qe kane marre lajme për krijimin e konfuzioneve dhe lajmeve dhe kjo është një shqetësim. Iniciativa e deputeteve, ne si qeveri e respektojmë. Tashme është një situate qe nuk mund te behe ndryshime mbi këtë teme.?



Sa i takon dialogut Prishtine-Beograd kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se Kosova është e gatshme të falë por sipas tij nuk duhet harruar ajo qe ka ndodhur ne te kaluarën.



Haradinaj ndodhet ne Uashington së bashku me presidentin Thaçi. Ata morën në ceremoninë e lutjeve, ku mblidhen udhëheqësit botërore.