Guri, o Guri, hajde se po na rrahin...

  • 6 years ago
Replikat mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha vijuan edhe këtë të enjte në Kuvend. Teksa debati për votën e Shqipërisë në OKB përfshiu palët me radhë, ato që nuk munguan ishte shkëmbimi i batutave mes kreut të opozitës dhe atij të qeverisë. Ky i fundit teksa ripërsëriti se opozita kërkon t'i fshihet drejtësisë, iu drejtua Bashës me këto fjalë:

"A ua thashë sapo, duan vetëm një vend ku të fshihen. Duan vetëm t'i ikin ëndrrës së keqe që shohin me sy hapur dhe që i lë pa gjumë, ndaj nisen për diku, pastaj veçse kur kthehen për diku tjetër. Sot erdhën këtu, ishin nisur për Jeruzalem. Befas, Komisari ndaloi në Divjakë. 7 herë 7, 42, nga Jeruzeli te karota nga Palestina te prasi. Guri, o Guri, hajde se po na rrahin. Hajde guri se po na rrahin... Një gjë po ta them i dashur miku im Lulzim, ma dëgjo sot këtu para të gjithëve, unë e di si do shkojë kjo punë, dhe mbaje mend, në fund këta, do të rrahin ty. Se do ju ngordhi gomari e do i bien samarit, e pastaj 7 herë shtatë 42, një kile karota, gjysmë kile presh dhe në fund fare, do të përfundojë kjo punë që këta do të të nxjerrin këta në rrugë të madhe, pastaj atje si ta kesh fatin ti se nuk është rrugë pa fund, ka një stacion, është drejtësia e re, aty do shikojmë pastaj kush jeni ju, kush jemi ne".