Ora News - Duka thirrje votuesve: Mos e lini FSHF ne dorë të një eksperimenti, klani politik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në hotel "Adriatik" në Durrës zgjidhet sot kreu i ri i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në garë për këtë post janë presidenti aktual Armand Duka, deputeti socialist Bashkim Fino dhe ish-gjyqtari Shpëtim Hala.

Armando Duka duke prezantuar platformen deklaroi

Armand Duka: Gjendem këtu dhe njëherë për votëbesim tuaj për kreun e ri të FSHF-së. Jam krenar për atë që kemi arritur. Kemi përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën. Pretendojmë të shtojmë numrin e të rinjve. Nuk mund të lë pa përmendur investimet në dy stadiumet, atë të Elbasanit dhe të Shkodrës. Jemi përfaqësuar me nivel ndërkombëtar me skuadrat tona, duke siguruar dhe klubet. Një sistem të mirëfilltë për trajnerët. Më lejoni të përmend këtu, pranimin e federatës kosovare në FIFA dhe UEFA. Jo pa qëllim e lashë për në fund. Pjesëmarrja në Euro 2016 ishte maja e ajsbergut. Në tërë këto vite, sfidat më janë kthyer në një normë punë. Presidenti duhet të loboj, dhe unë këtë kam bërë. Të jemi të sinqertë nuk kanë mjaftuar 1, 2 apo 4 vjet. Në një vend të vogël, nuk dua të heq dorë, pasi planifikim ngelin në mes.

Sot që jam përpara jush dhe po kërkoj votën tuaj besimplotë për një mandat tjetër si president i Federatës së Futbollit, i një vend të vogël. Më duket midis të tjerave jo thjesht mëkat por mbi të gjitha gabim në qoftë se ky investim i stërmundishëm jo vetëm i imi por edhe i juaji në këto vite të mos na lejojë të fillojmë punën diçka më lart. Por dikush tjetër filloi pa këto investime që do të duhet ta fillojë kështjellën nga e para.

Ky diskutim nuk do të kishte aspak vend nëse Shqipëria do të ishte Gjermani, Itali apo Hollandë, por ja që realiteti është ky ndaj unë kërkoj votën tuaj me besim të plotë më shumë se kurrë.

Kemi ngritur stekën e suksesit tashmë, mjaft lart dhe ne duhet të bashkohemi për të mos zbritur asnjë centimetër më poshtë. Sot jo vetëm unë, por sidomos ju që do të votoni keni një përgjegjësi të madhe historike dhe kombëtare. Në këtë fazë të zhvillimit të futbollit shqiptar dhe të organizimit të Federatës Shqiptare të Futbollit mendoj se do të ishte papërgjegjshmëri t'ia lije në dorë këtë organizatë në dorë një eksperimenti.

Në rastin më fatlum t'ia lesh në dorë ambicieve naive të një politikani, tifoz futbolli apo në rastin më të keq t'ia lesh një klani të organizuar politik. E kam thënë vazhdimisht, futbolli shqiptar ka kohë që ka hyrë në Evropë ndaj nuk kemi arsye të pranojmë një ofertë me stampën 'Made in Europa', që ne e siguruam me aq mund, ta bëjmë për të pasur një stampë të nivelit shumë më poshtë.

Teksa por kërkoj votën tuaj në këtë sallë unë jam i bindur se shumë të tjerë qytetarë të thjeshtë, shqiptarë kudo që ndodhen jo vetëm prej dashurisë së madhe që kanë për futbollin por edhe për shkak të mënyrës sesi u zhvillua kjo garë, për faktin se për herë të parë në garë jam unë ish-presidenti i Federatës, ia heq vetes të drejtën në këto minuta për të qenë president dhe një deputet i një force politik...

Recommended