Ora News - Duka thirrje votuesve: Mos e lini FSHF ne dorë të një eksperimenti, klani politik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në hotel "Adriatik" në Durrës zgjidhet sot kreu i ri i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në garë për këtë post janë presidenti aktual Armand Duka, deputeti socialist Bashkim Fino dhe ish-gjyqtari Shpëtim Hala.

Duka dhe Fino perzantojnë platformën me të cilën kërkojnë votën për postin e presidentit.


Minute pas minute

Shpetim Hala : Realisht unë vij në këtë garë, për njeri i sportit për sportin. Unë do të kisha shumë dëshirë që në këtë sallë sot, duhet të kishin ardhur president dhe jo kryetar bashkie. Unë kam një kontribut modest në sport, dhe për këtë kontribut të vogël mendova të jap më shumë në krye të tij.

Ora 11:23 Bashkim Fino: Ndërsa kam bërë prezantim. Dëshirën dhe potencialin e madh për ta dërguar akoma më lart futbollin shqiptar. Përmes votës futbolli ynë do të gjej një rrugë për t;u integruar në futbollin europian. Më shumë se futbolli, do të thotë më pak ilace, me pak drogë. Futbolli është një përfaqësues i denjë për një vend të njohur sic jemi ne. Për të gjitha këto arsye jam këtu për të kërkuar votën tuaj. Platforma ime është e qartë, pasi do kërkoj dhe ndryshimin e mandateve, në maksimumi 2 mandate. Unë do të angazhohem për të ndërtuar 5 stadiume të reja. Do të krijojmë një kampionat për moshën e thyer. Ne do të krijojmë kushte për masivizimin e sportit. Puna me ekipin kombëtar do të jetë shumë e madhe. Do të sigurojmë prurje të mëdha. Pra dhe kjo reformë do të jetë nëse unë do të vij në krye të FSHF-së. Do të aplikojmë tolerancë zero, ndaj dhunës dhe fenomenit shumë problematik të shitjes së ndeshjeve. Secili prej nesh ka një mendim të ndryshëm për punën që FSHF ka bërë në këto vite. Fondet e Fshf nuk do të jenë pronë e presidentit. Unë kërkoj votën tuaj që së bashku të hedhim hapa drejt futbollit, sicc kam dhe moton "Futboll kudo, dhe për këdo!".

Platforma jonë është përpiluar pas një pune timen dhe stafit tim.

Ora 11:09- Armando Duka prezanton platformen.

Gjendem këtu dhe njëherë për votëbesim tuaj për kreun e ri të FSHF-së. Jam krenar për atë që kemi arritur. Kemi përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën. Pretendojmë të shtojmë numrin e të rinjve. Nuk mund të lë pa përmendur investimet në dy stadiumet, atë të Elbasanit dhe të Shkodrës. Jemi përfaqësuar me nivel ndërkombëtar me skuadrat tona, duke siguruar dhe klubet. Një sistem të mirëfilltë për trajnerët. Më lejoni të përmend këtu, pranimin e federatës kosovare në FIFA dhe UEFA. Jo pa qëllim e lashë për në fund. Pjesëmarrja në Euro 2016 ishte maja e ajsbergut. Në tërë këto vite, sfidat më janë kthyer në një normë punë. Presidenti duhet të loboj, dhe unë këtë kam bërë. Të jemi të sinqertë nuk kanë mjaftuar 1, 2 apo 4 vjet. Në një vend të vogël, nuk dua të heq dorë, pasi planifikim ngelin në mes.

Ndaj un kërkoj voten tuaj.Unë një ish-president pasi po ia heq petkun, pasi po kandidon kundër një deputeti, që nuk pranoj të hiqte dorë nga politika. Sot nuk po votoni për Armand Dukën po votoni për futbollin shqiptar. ...