"ARMO", biznesmeni Taçi: Na kerkohej te paguanim taksa per produkt te paprodhuar

  • 6 years ago
Ish-administratori i ARMO në periudhën 2008-2013, biznesmeni Rezart Taçi ka deklaruar se kur kjo kompani u privatizua, nafta i shitej nga Albpetrol dhe Bankers Petroleum me 45% më pak të çmimit të tregut ndërkombëtar me qëllim që fitimi të ishte i lartë.
Në një lidhje telefonike për emisionin "Opinion" në Tv Klan, biznesmeni Taçi u shpreh se në momentin që ARMO u privatizua, Ministria e Financave rriti akcizën për solarin, duke e bërë të pamundur shitjen e këtij produkti për shkak të cilësisë së dobët që ka. Sipas tij, ky ligj ndikoi negativisht në financat e kompanisë dhe që në atë moment kur u rrit akciza e solarit, ARMO duhej mbyllur. Megjithatë, biznesmeni Taçi theksoi se borxhet që ARMO kishte akumuluar gjatë drejtimit të tij, u shlyen në momentin që kjo kompani iu shit azerëve në vitin 2013.
Ai deklaroi edhe një fakt tjetër, që sipas tij, nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Kompania taksohej nga Ministria edhe për lëndën e parë, për naftën bruto që importohej.

Recommended