Opinion - Vrasja qe rihapi "hesapet" e hershme te Tiranes! (31 janar 2018)

  • 6 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku mbeti i vrarë Devi Kasmi. Një ditë pas ngjarjes, policia ka arrestuar bashkëpunëtorin e dy autorëve, person me precedent kriminalë, por ende nuk dihet sesi ka ndodhur ngjarja. Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar të mërkurën në studion e emisionit ?Opinion? se kjo ngjarje nuk ka lidhje me skenarin e hakmarrjes që kanë pasur grupet kriminale në kryeqytet. Hoxha tha se kjo vrasje ka të bëjë me konkurrencën e grupeve rivale për territore dhe trafikun e drogës.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se situata kriminale në qytetin e Lushnjës paraqitet problematike, pasi ka vrasës që lëvizin lirisht nëpër qytet. Hoxha tha se pikërisht për shkak të kësaj situate, shumë qytetarë janë larguar, duke kërkuar azil. Sipas tij, nga masakra e Lushnjës e deri tani, autorët kanë lëvizur lirshëm në qytet, mirëpo nga ai moment dhe deri sot janë larguar 13 familje nga qyteti.