Rudina/ Eni Cobani tregon historine e dashurise (30.01.2018)

  • 6 years ago
Eni Çobani është një nga juristet më të fmashme në Shqipëri të cilën çdo të dielë e shohim në ekranin e Tv Klan në rubrikën ?Shihemi në gjyq?.
Sot Çobani ndryshe nga çdo dalje tjetër televizive foli për historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj Avenir Shehu. Vetëm 5 ditë më parë ata festua 20 vjetorin e martesës, ndërkohë juristja tregoi detaje nga historia e saj e dashurisë dhe zbuloi momente nga dasma.
?Aveniri është inxhinier, është shumë i rezervuar dhe preferon të ketë jetë private.
Historia jonë e dashurisë ka filluar kur unë sapo isha filluar të punoja si pedagoge, kam qenë 23-24 vjeç. Krahasuar me brezin e sotëm ne kemi qenë më të pjekur, duhet të flisnim edhe me prindërit.
Aveniri nuk ka dashur asnjëherë të dalë në media, ai po na ndjek në këto momente. Pjesa e rezervuar e tij më ka bërë shumë përshtypje dhe siç duket me këtë ma mori mendjen. Ne njiheshim familjarisht, nga kjo dëshira për të më njohur nga afër e bëri atë të vijë në Fakultet për tu regjistruar për Juridik. Nisi si ngacmim por ai sot është edhe Jurist, pasi mbaroi edhe studimet. Kur ka dalë nga dera e fakultetit Aveniri bëri një veprim të çuditshëm, ai pa sipër. Kur e pyeta pse? Më tha: Mendova a do të jetë vërtet fati im kjo...
Më pas vazhduan takimet, përfunduam shpejt në fejesë. Në atë periudhë Mali i Dajtit ka qenë destinacion romantik. Atje jemi puthur për herë të parë dhe aty kemi edhe një pemë.
Ne kemi bërë fejesën më 26 janar të 1996 ku jasht kishte trazira. Ne kemi patur periudha të veçanta në marrëdhënien tonë. Më pas unë ika në Angli për tre muaj dhe u martuam më 25 janar 1998? tha Çobani.

Category

📺
TV

Recommended