PD: Ekstradimi i Seitit per te mbyllur ceshtjen “Tahiri”

  • 6 years ago
Pas ekstradimit në Itali të Nezar Seiti, i dyshuar nga organi i akuzës si financier i grupit që drejtohej nga Moisi Habilaj, demokratët thonë se qëndron kryeministri Rama. Oerd Bylykbashi deklaroi se kjo është një përpjekje e kreut të qeverisë për të mbyllur çështjen "Tahiri" dhe njëherazi për të sabotuar reformën në drejtësi.

Oerd Bylykbashi: "Në vend që të dorëzojë në ekstradim kriminelë të dënuar për trafiqe droge në Itali, si Durim Keçi apo Agron Xhafaj, i liron apo nuk i ekstradon. Ndërkohë personat të cilët janë nën hetim për krim të organizuar për trafik droge në çështjen e famshme Tahiri-Habilaj, dëshmitarin kyç si Nezir Seiti i cili është nën hetim nga Prokuriora e Krimeve të Rënda me vendim gjykate e transferon në Itali, vetëm e vetëm që bllokojë dhe të mbyllë çështjen Tahiri ? Habilaj, po bën çmos që të mbrojë Sajmir Tahirin, sepse nëpërmjet mbrojtjes së tij, mbron veten e vet".

Bylykbashi i kërkoi kryeprokurores Arta Marku që përpos verifikimit të procedurave të rikthejë në Shqipëri Nezar Seitin

"Tani s është turr prokurorëve të çështjes pse s?na njoftuat ju ne. Ajo së pari duhet të rikthejë Seitin dhe kjo është vepër penale dhe e bën bashkë me ministren e Drejtësisë. Të verifikonte se kush do çohej në ekstradim se s'ka njeri që se di që Seiti është dëshmitar kyç në çështjen "Tahiri".

?Nazer Seiti, i dyshuar si financier i grupit ?Habilaj? u arrestua gjatë një operacioni në Babicë të Vlorës ku u sekuestruan 4 ton drogë.