Dy shperthime tritoli ne Gjirokaster dhe Vlore

  • 6 years ago
Rreth 100 gramë tritol shpërtheu në oborrin e banesës se një 34-vjeçari në Gjirokastër mbrëmjen e të martës. Objekt ishte banesa e kasapit Gentjan Liti, të cilit i është bërë një atentat tjetër edhe më parë. Ai mbeti i plagosur lehtë dhe u dërgua në spital për mjekim. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për çështje borxhesh. Shpërthimi u dëgjua në gjithë lagjen ?Dunavati i dytë?.

Në verën e vitit 2013, atij i ishte vendosur eksploziv në automjetin tip furgon, të parkuar pranë banesës. Edhe në këtë ngjarje, 34-vjeçari nuk mori plagë. Dyshimet e hetuesve janë se të dy atentatet janë kryer nga e njëjta dorë.

Mbrëmja e së martës shënoi edhe një tjetër shpërthim tritoli në Vlorë. Automjeti i elektriçistit Sokrat Beqiri, 64 vjeç, u hodh në erë në lagjen ?10 Korriku?. Ngjarja ndodhi rreth orës 2:10 minuta. Policia ende nuk ka një motiv për ngjarjen, por burimet thonë se po hetohen konflikte të djalit të 64-vjeçarit që është emigrant në Itali.