Ora News - Kuvendi dhe UNICEF memorandum për të drejtat e fëmijëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një memorandum bashkepunimi mes Kuvendit te Shqiperise dhe Organizates UNICEF, pritet qe ti jep jete ne praktike zerit te femijeve per avancimin dhe mbrojtjen e te drejtave te tyre. Kryeparlamentari Ruci, shprehu gadishmeri per tu angazhuar fuqimisht si insitucione ne respektimin e pikave te ketij memorandumi dhe falenderoi per kontributin perfaqesusin e kesaj organizate, Ezio Gianni.

Një memorandum bashkëpunimi me Unicef, i cili do të intensifikojë punën e Kuvendit të Shqiperise dhe institucioneve adapte, për mbrojtjen e të drejtave të fëmijeve në vend.

Ky është dokumenti i cili të hënën morri firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruci dhe përfaqësuesve të UNICEF, në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Kreu i parlamentit, Gramoz Ruci, shprehu gadishmërinë e tij për ti dhënë jetë në praktikë, pikave të rëndesishme që perfshin ky memorandum dhe falenderoi organizatën Unicef, për kontributin e vazhdueshëm në këtëdrejtim.

Ruçi: Kuvendi dhe UNICEF finalizuan memorandumin e bashkëpunimit institucional me synim forcimin e rolit ligjvënës për të përafruar legjislacionin shqiptar me atë europian në fushën e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna, ngacmimi, lënia pas dore.

Përfaqesuei i UNICEF, listoi pikat ku Unicef do të kontribojë në praktikë pas nënshkrimit të këtij memorandum, që zeri i fëmijeve dhe të drejtat e tyre të marrin jetë edhe institucionalisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kuvendi-dhe-unicef-memorandum-te-drejtat-e-femijeve