Ora News - Arbër Stefa rrëfen 72 orët në qeli për dy bukë: Më keqtrajtuan dhe më mohuan të drejtat

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
72 orët në qeli për 32-vjeçarin që u arrestua pse i kishte skaduar leja e pazarit kanë qenë të vështira. Ai thotë se në paraburgim e kanë keqtrajtuar dhe i kanë mohuar të drejtat. Arbër Stefa, mjek në profesion thotë se ka menduar të largohet nga vendi pas kësaj.

Ky është Arbër Stefa, 32-vjeçari nga Fieri që kaloi 72 orë në qeli, i arrestuar pasi doli të blejë bukë pa leje për prindërit pensionistë.

Prezantimi me një kartë të urdhrit të mjekut, thotë se i kushtoi ofendime nga policët që me pas e vunë në pranga për shkak se leja në e-Albania i kishte skaduar.

Arbër Stefa: Në moment unë i kam nxjerrë këtë kartë. Një nga ata policat më ka thënë shko....(fjalë ofenduese). Unë i kam thënë çfarë jeni? Jeni policia apo nuk e di. Ata më janë kundërvënë, duke më thënë do të arrestojmë, do të fusim brenda. Më kanë kapur nga krahët sikur jam ndonjë kriminel. Kisha dy bukë.

Bukët për prindërit shkuan në shtëpi, por 32 vjeçari përfundoi në qeli, thotë se u trajtua në shkelje të drejtave.

Arbër Stefa: Nuk më kanë trajtuar mirë. Më kanë sharë, më kanë ofenduar, më kanë marrë telefonin dhe unë nuk kisha të drejtë. Unë mund të kryej çdo krim, por është e drejta ime të marrë në telefon avokatin, apo të lajmëroj shtëpinë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/arber-stefa-rrefen-72-oret-ne-qeli-dy-buke-me-keqtrajtuan-dhe-me-mohuan-te-drejtat

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/7P7veHYbzdE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended