Ora News - Naftëtari ndërhyn kur flet Rama: Jemi pa bukë! Kryeministri: Mos bëj si Flamur Noka

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Paraditen e sotme pati një videokoferencë mes naftëtarëve dhe kryeministrit lidhur me situatën e naftëtarëve të Ballshit dhe Fierit pas mbylljes së ARMO-s,

Në një moment Rama u tha naftëtarëve se nuk kishin pse të bënin në këmbë rrugën nga Fieri drejt Tiranës sepse ata shkonin aty.

Kur një naftëtar nga mesi i kolegëve të tyre i tha se nuk kishin bukë për të ngrënë, Rama i kujtoi Flamur Nokën.

Edi Rama: Nuk është një bisedë që po e bëjmë në kushtet kur ju jeni në një gjëndje dëshpërimi edhe merrni dhe rrugën në këmbë nga Fieri. Se për çfarë e merrni rrugën në këmbë nga Fier në Tiranë kur na keni në dispozicion

Naftëtari: Jemi pa punë e pa bukë ore!

Rama: Unë nuk ju ndaloj, jeni të lirë

Naftëtari: Jemi pa bukë

Rama: Të lutem mos më bëj Flamur Nokën, këtu se krijohet problem.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/naftetari-nderhyn-kur-flet-rama-jemi-pa-buke-kryeministri-ia-kthen-mos-bej-si-flamur-noka

Recommended