Homazhe për Ibrahim Rugovën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?shtë përkujtuar sot 12 vjetori I vdekjes së Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kreu I shtetit Hashim Thaci, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe tek varri i tij.
Presidenti Thaci në një postim në fcb vlerësoi angazhimin politik të ish presidentit Rugova në kohën kur pushteti i Millosheviqit e zhveshi Kosovën nga të gjitha të drejtat politike, administrative dhe kombëtare duke shtuar se pas çlirimit të Kosovës, Rugova ishte pjesë e të gjitha ngjarjeve dhe vendimeve të konsolidimit të shtetit të Kosovës, deri në momentin e vdekjes.
Ndërsa kryeministri Haradinaj u shpreh se Ibrahim Rugova, intelektuali humanist që i dha emër Kosovës në botë, përjetësisht do të mbahet mend si një ndër personalitet kryesore që gjithë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit.
Ish Presidenti Rugova ndwrroi jetw më 21 janar të vitit 2006, dhe u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Në përvjetorin e parë të vdekjes së tij, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi me Urdhrin ?Hero i Kosovës?, titulli më i lartë në vend që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.
Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin në fuqi.

Recommended