Report TV - Rruga e re i kalon te toka, pronari hypën në shtyllë dhe kërcënon të hidhet

  • 6 years ago
Një person tenton të hidhet nga një shtyllë e tensionit të lartë, në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Skënder Doda, i cili tenton t'i japë fund jetës në Lundër, me pretendimin se punimet në rrugë po i dëmtojnë tokën. Është pikërisht rruga e re që po bëhet në këtë zonë dhe që është pranë banesës së këtij shtetasi. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po negocion për të zbritur nga shtylla Dodën.
Raportohet se Skënder Doda ka rreth 3 orë që ka hipur në shtyllë. Ndërsa vëllai i tij sqaroi se nuk preket pjesa e banesës, por vetëm toka. ?Nuk preket pjesa e banesës por toka. Rruga nuk bëhet te toka e shtetit po tek e vëllait. Nuk dua që vëllai të rrezikojë jetën, por ai do një garanci që mos ja prishin banesën?, tha Avni Doda për Report Tv.

Recommended