Ora News - Banka Amerikane e Investimeve raporton profilin më cilësor të kredive të sistemit bankar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fund të vitit 2017 Banka Amerikane e Investimeve raporton një ulje rekord të kredive të këqija që tashmë zënë vetëm 4% të portofolit.

Duke patur parasysh kujdesin në rritjen e portofolit të kredive dhe përmirësimin e kredive egzistuese me probleme, kreditë e keqija priten të ulen më tej gjatë vitit 2018. Mark Crawford, anëtar i bordit të drejtorëve si dhe kryetar i bordit të auditimit të bankës theksoi se ?Përmirësimi rrënjësor i cilësisë të portofolit të kredive si dhe konsolidimi operacional i bankës kanë qënë dhe do të mbeten objektiva të rëndësishme të Bankës Amerikane të Investimeve dhe fokus i Bordit Drejtues.

Banka Amerikane e Investimeve tashmë është një nga investimet më të mëdha Amerikane në Shqipëri dhe unë shpresoj në rritjen e mëtejshme të këtij investimi në të ardhmen?. Kathryn Swintek, Kryetare e Bordit te Bankës Amerikane të Investimeve tha se ?Bordi Drejtues i ka kushtuar rëndësi të vecantë plotësimit të të gjitha kërkesave të enteve regullatore dhe auditimit të brendshëm. Ne jemi krenarë për zhvillimin e strategjisë së bankës butik që sjell shumë përfitime për klientët tanë?.

Greg Katz, përfaqësues i aksionerit NCH CAPITAL konfirmoi se ?Ekonomia shqiptare raporton rritje të qëndrueshme dhe të kenaqshme. Entet rregullatore të sistemit bankar kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe uljen e kredive me probleme. Eshtë shumë domethënës fakti që sistemi bankar shqiptar është nga të paktët në rajon që nuk ka patur nevojë për ndihmë qeveritare gjatë dhe pas krizës financiare. NCH Capital është aktive në tregun financiar të Rumanisë, Ukrainës, Moldavisë dhe Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banka-amerikane-e-investimeve-raporton-profilin-me-cilesor-te-kredive-te-sistemit-bankar

Recommended