Ora News - Klosi: Rekuperim i zonës, pyllëzim i plotë për lagunën e Kune Vainit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Lagunën e Kune-Vainit në Lezhë pritet të nisë shumë shpejt puna për rekuperimin e lagunës, me synim që pjesa më e madhe saj të shpëtojë nga erozioni dhe përmbytjet. G

jatë inspektimit në terren të zonës ku do të fillojë ndërhyrja ishte edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili tha se ky projekt parashikon edhe pyllëzimin e zonës.

Klosi: Projekti që kemi ardhur sot që të lancojmë është një nga projektet që do të shpëtojë në masën më të madhe një nga perlat e Shqipërisë, që është laguna e Kune Vainit dhe projekti ka për qëllim të krijojë një kanal i cili do të mbrojë lagunën, do të sjellë ujin e kripur dhe po ashtu një pjesë shumë e rëndësishme e projektit do të jetë mbjellja e pemëve. Brenda vitit 2020 do të mbjellim 2 milion e 200 mijë pemë dhe projekti i Kune Vainit dhe projekti që mbështet të gjthë këtë infrastrukturë do të jetë një pjesë shumë e rëndësishme. Do të kërkojmë një pyllëzim të plotë të zonës e cila do t'i shërbejë faunës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klosi-rekuperim-i-zones-pyllezim-i-plote-lagunen-e-kune-vainit

Recommended