Report TV - Basha në Kamëz: Rama bëri kurban Çakon për të shpëtuar veten

  • 6 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi qytetarët shqiptarë t?i bashkohen protestave të opozitës për të nxjerrë vendin nga udhëkryqi dhe kriza e rëndë ku e ka futur Edi Rama me bashkëqeverisjen e tij me krimin. Në takimin me qytetarët e Kamzës, kreu i opozitës tha se nën drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Haki Çakos dhe pasardhësve të tyre, Policia e Shtetit u shndërrua në një repart ndihme për drogën, e cila i shpërbeu Edi Ramës për të blerë pushtetin.
?Kjo është një qeveri thellësisht antipopullore. Edhe largimi i sotëm i Haki Çakos nuk është gjë tjetër veçse plotësimi i një pakti mafioz midis tij dhe Edi Ramës. Edi Rama ka garantuar Haki Çakos se pavarësisht qenies në krye të Policisë së Shtetit kur vendi u mbulua me drogë, pavarësisht së qënit leva e Saimir Tahirit, kur policia u kthye në një organizatë kriminale, pavarësisht veprimeve të paligjshme me përgjuesit që përgjonin opozitën, diplomatët e huaj dhe çdo kundërshtar të vërtetë apo të perceptuar të qeverisë, mund të ikë i lirë në punën e tij.

Recommended