Report TV - Basha: Tahiri ‘peshku i madh’ Rama e shiti për të shpëtuar vetë

  • 6 years ago
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaron se Saimir Tahiri është një nga peshqit e mëdhenj që duhet të vendoset para drejtësisë, ndërsa sipas tij, Rama e shiti për të shpëtuar vetë.
?Përgjimet lidhin direkt Tahirin me trafikun e drogës. Grupi trafikant i drejtuar nga Moisi Habilaj, kushëri i Tahirit. Trafikantët kanë kontribuar miliona euro në fushatën. 1400 herë PD e ka denoncuar Tahirin për lidhjen me drogën. Rama ka mbrojtur Tahirin dhe ka sulmuar opozitën.


Rama sulmoi Zaganin pasi denoncoi lidhjet e Tahirit. Rama ka mbrojtur Tahirin dhe e ka quajtur bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, i ka dalë në krah për cdo akuzë dhe sot nuk ka shqiptarë të mendojë se Tahiri ka bërë në kokën e tij.