Ora News - Vlorë, policia në aksion për kapjen e një gomoneje të dyshuar me drogë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një gomone me dy motorë të fuqishëm është vënë në ndjekje nga policia e Vlorës pranë Gadishullit të Karaburunit. Gomonia dyshohet të jetë e ngarkuar me drogë.

Në aksionin e kapjes së gomones përveç policisë shqiptare është përfshirë edhe ajo italiane.

Burime nga Policia Kufitare bëjnë me dije se Guardia di Finanza është në ndjekje të një gomoneje të dyshuar me drogë që prej orës 16:00.

Në gomone ndodhen dy persona, ndërsa dyshohet se është mbushur me drogë në Karaburun.

Gomonia po ndiqet në jug të Italisë, ndërsa ka dy motorë të fuqishëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-policia-ne-aksion-kapjen-nje-gomone-te-dyshuar-me-droge

Recommended