Report TV - Vdekja e të riut në Laç, në burg 2 nga 3 të ndaluarit, akuza medias
- 6 years ago
LAÇ-Gjykata ka lënë në burg dy nga tre personat që qëlluan me armë zjarri në natën e ndërrimit të viteve, kur humbi jetën edhe 16-vjeçari Klejdi Gjeta. Alban Lika, Ernis Lika janë lënë në burg, ndërsa Arbër Lika në arrest shtëpie.
Ata akuzohen për ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? dhe ?Prishja e qetësisë publike?, pasi ende nuk është vërtetuar nëse 16-vjeçari që humbi jetën në Sanxhak është goditur nga plumbi i armës më të cilën kanë qëlluar tre kushërinjtë Lika.
Tre të rinjtë kanë qëlluar me kallashnikov natën e ndërrimit të viteve në zonën e Sanxhakut në Laç. Por pikërisht në zonën e Sanxhakut në Laç, natën e ndërrimit të viteve vdiq edhe 16-vjeçari Klejdi Gjeta. Ai kur po hidhte fishekzjarrë në tarracën e shtëpisë, është goditur nga një plumb qorr.E ndërsa në gjykatë po jepeshin vendimet, jashtë ambienteve familjarët e tre të rinjve kanë akuzuar gazetarët dhe policinë se i kanë fajësuar pa të drejtë për ngjarjen.
Sipas tyre tre të rinjtë kanë qenë duke festuar natën e ndërrimit të viteve dhe nuk kanë asnjë lidhje me vdekjen e të riut Gjeta. Policia ka qenë vetëm pak metra larg, por nuk ka ndërhyrë në momentin që familjarët kanë akuzuar gazetarët me tone të larta.